Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tiranë- Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk parashikon asnjë mbledhje për diskutuar në lidhje me gjykatësin, Gjin Gjoni, i cili është akuzuar kohët e fundit për fshehje pasurie.

Në përfundim të aktivitetit për ditën kombëtare të drejtësisë, Elvis Çefa, nën-kryetari KLD-së, argumenton se për aq kohë sa nuk ka një procedim ndaj anëtarit Gjoni, KLD nuk ka arsye të mblidhet dhe se mbledhja duhet të kërkohet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Gjin Gjoni është akuzuar nga kreu i gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, si dhe nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje të rreth 2 milionë eurove pasuri, falsifikim kontratash, deklarime të rreme dhe mungesë burimesh për pasurinë e tij.

Category

📺
TV

Recommended