Përshëndetja me grusht, tashmë është kthyer në një modë edhe për deputetët e PD-së.
Sot paradite pas debatit për kërkesën e PD-së për të mbyllur komisionin hetimor parlamentar për akuzat e opozitës për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafik droge, deputeti i PD-së Gent Strazimi ka bërë të largohet pa harruar të përshëndesë me grusht dhe të thotë: Vdekje fashizmit.
"Shyqyr fashizmi ka vdekur njëherë e përgjithmonë edhe askënd nuk do të lejojmë që ta ringjalli fashizmin. Rrugë e mbarë. Replikoi Ermonela Felaj
Pak ditë më parë opozita sulmoi mazhorancën duke deklaruar se po kërkonte të ringjallte komunizmin me përshëndetjet me grusht dhe fotot e Enver Hoxhës në ditën e 5 Majit.