Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
BERAT -- Ministri i Transportit Edmond Haxhinastoka përuruar sot një tjetër terminal autobuzët, këtë radhë në qytetin e Beratit.

"Terminali modern vendos një standart në tërësinë e shërbimeve të infrastrukturës,"- tha ministri. -- "Kemi filluar një reformë të thellë të shërbimeve të transportit, pasi kemi situatë kaotike.

Nga 467 linja që ka në Shqipëri, gjysma e tyre janë të mbivendosura ndaj kemi hartuar një plan integral për reformimin e transportit ndërqytetas, me qëllim që linjat e autobuzëve të jenë komode si në vendet e tjera të rajonit dhe Europës. Linjat e panevojshme do të reduktohen dhe do të lihen aq autobuzë e mjete të tjera sa të jenë të nevojshme. Me terminalin e ri sot, Berati vendosi një themel të fortë në këtë shërbim.

Falenderoj investitorët, partnerët dhe keshillin bashkiak për këtë investim të rëndësishëm, që do t'i shërbejë transportit ndërqytetas.


Në këto momente,"- përfundoi ministri, -" po përshpejtohet puna edhe për mbylljen e rrugës kombëtare Berat -- Lushnje, që krahas investimeve të tjera, që do t'i shërbejë reformës së thellë të në shërbimin interurban jo vetëm në Berat por në të gjithë vendin."

Category

📺
TV

Recommended