Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Lëvizja nëpër qytetin e Obrenovcit është e mundur vetëm se me varka.

Makina dhe ndërtesa të përmbytura mund të vërehen në këtë qytet, që është ndër më të goditurit nga përmbytjet.

Ekipet e shpëtimit shpërndajnë ushqime për ata që vendosën të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pavarësisht thirrjeve të autoriteteve që të evakuohen. Njëra prej tyre është edhe kjo grua e cila iu lut shpëtuesit që përsëri ta vizitoj dhe nëse jo asgjë tjetër, së paku ti tregoj se sa është ora, sepse nuk ka bateri për orën.

"Shumë njerëz nuk duan të dalin nga banesat. Mundohemi që ti bindim, por vështirë ia arrijmë. Shumë njerëz evakuuam, por vazhdimisht lajmërohen edhe të tjerë për evakuim, ka të tillë që e kanë ndërruar mendimin, sepse nuk mund të arrijë ushqimi deri tek ata. Nuk mund të dimë se ku ka njerëz për t'iu ofruar ushqim", deklaroi anëtar i ekipit të shpëtimit.

Mirëpo ka edhe të atillë që, megjithatë, vendosin që të largohen nga shtëpitë e tyre.

"Kjo është e tmerrshme, kurrë nuk qenë kështu. Kjo ndodh një herë në njëqind vjet", tha një banor i Obrenovcit.

"Uji na ka hyrë në apartament, jemi në katin e parë, është 2.5 metra lartë. Dje u tërhoq, por nuk kemi qasje, nuk kemi as ujë, as bukë dhe duhet të largohemi", deklaroi një tjetër banor.

Beteja e banorëve me përmbytjen vazhdon... . Alsat M

Category

📺
TV

Recommended