Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
LUSHNJE -- Nga Lushnja ku zhvilloi një takim me militantët e Partisë Demokratike, lideri i kësaj force politike Lulzim Basha, i ftoi demokratët e kësaj krahinë t'i bashkëngjiten protestës së premtes kundër qeverisë Rama.

Papunësia, korrupsioni, por mbi të gjitha trafiku i drogës, janë arsyet se pse demokratët sipas liderit të tyre duhet të mbushin sheshin në protestën e 23 majit.

Basha ndërkohë u ndal edhe emërimet në administratë të personave që kanë precedentë penalë.

Basha theksoi se trafiku i drogës po merr përmasa të patolerueshme në shoqërinë shqiptare.

Përkundër thirrjeve të Bashës, nga selia e PS-së ka dalë deputetja Esmeralda Shkjau, e cila gjithashtu iu ka drejtuar një thirrje ironike qytetarëve, duke i ftuar ata t'i bashkohen protestës së atyre që bashkëpunojnë me kriminelët dhe trafikantët.

PS IRONIZON THIRRJEN E PD: PROTESTONI ME KRIMINELE E TRAFIKANTE
Partia Socialiste, në një dalje për shtyp, ka reaguar ndaj thirrjeve të opozitës për një tjetër protestë të premten e 23 majit. Në fjalën e saj deputetja e PS Esmeralda Shkjau, ironizoi thirrjen e PD për protestë ndaj qytetarëve duke shtuar se thirrjet në protestë sipas saj e bëjnë personat të cilët bashkëpunojnë me kriminelët e trafikantët.

"Qytetarë dilni në protestë dhe mbështesni ata që për tetë vjet me radhë ngritën bastionin e drogës në Lazarat, linjat e drogës në tokë, det e mesa duket edhe ajër! Dilni e protestoni bashkë me prodhuesit e drogës, të cilët sigurisht sot kanë të gjitha arsyet pse të jenë të pakënaqur nga puna e policisë dhe e shtetit, që trafikun e drogës po e ndëshkon. Dilni në protestë dhe mbështesni ata që hapen kanalet e kontrabandës së naftës dhe cigares, që sigurisht sot janë të mërzitur pasi pagesat e majme për djalin apo vajzën e kryeministrit nuk ua hapin më dyert si gjatë tetë viteve të fundit.

Dilni të premten në protestë për të mbështetur organizatorët e shpërthimit tragjik të Gërdecit dhe vrasjeve të 21 Janarit, që sot më shumë se kurrë kanë filluar ti tremben drejtësisë, që mund të vonojë ende se ende e kanë në dorë me veglat e tyre, por s'do harrojë në asnjë mënyrë të çlirohet e të bëj drejtësi." tha Shkjau

Ndër të tjera Shkjau tha se opozita po shpif ndaj punës së qeverisë me akuza e protesta për të ndalur rrugën Europiane të Shqipërisë, në një kohë kur vendi pritet të marrë përgjigjen e statusit kandidat. Ajo shtoi se edhe autoritetet gjermane falenderuan punën dhe bashkëpunimin e policisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

"Të gjithë në protestë, bashkë me punonjësit e ujësjellësit e të gjelbërimit të Bashkisë Tiranë, pavarësisht se sot gjermania zyrtare falenderon Policinë e Shtetit shqiptar për punën e kryer dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në ndaljen e trafikut të drogës. Dilni në protestë, pasi tani që statusi i vendit kandidat duket thuajse i sigurtë, tani që të gjitha fuqitë e mëdha duan ta mbështesin Shqipërinë, opozita sigurisht që duhet të tentojë çdo gjë për ta ndalur rrugën tonë drejt Europës. Të dashur miq, në emë...

Category

📺
TV

Recommended