Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 9 vjet burg për koleksionistin Gjergji Thimio, gjatë pretencës që u lexua për gati një orë nga prokurori Ervin Karanxha.

Ashtu si në seancën e parë edhe në atë të sotmen koleksioniti përsëriti akuzat ndaj Koço Kokëdhimës, kryeministrit Edi Rama,duke i quajtur një bandë të strukturuar. Ai hodhi akuza të forta edhe mbi punën e prokurorisë, duke u shprehur se kanë falsifikuar procesverbalet.

Ndërsa për bashkëpunëtorin e koleksionistit Thimio, Arben Spahon, akuza kërkoi 7 vjet burg, duke qenë se ky i fundit ka bashkëpunuar ngushtë më autoritetet duke ndihmuar kësisoj hetimet. Spaho nuk ka qënë i pranishëm vetë në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës.

Category

📺
TV

Recommended