TIRANË - A1Report siguron të tjera të dhëna ku grevistët e urisë, të cilët protestojnë për shkarikimin e tyre nga puna rezultojnë të kenë kryer shkelje ligjore gjatë periudhës që kanë qenë të punësuar nga ish-qeveria Berisha.
Bëhet fjalë për dy efektivët me uniformë, përkatësisht ish-gardistin Mehmet Cenmurati, i cili rezulton të jetë shkarkuar pasi ka shkelur betimin e gardistit duke u angazhuar në politikë përkrah Lulzim Bashës dhe ish-policin Tonin Kolthi, i shkarkuar pasi rezulton të jetë pa arsim.
Teksa në grevën e urisë të të larguarve nga puna nuk kanë munguar episodet me grevistë që dalin e të tjerë grevistë që i zëvndësojnë, A1Report ka mundur të zbardh dhe shkaqet e largimit nga puna të dy personave.
Ata janë ish gardisti Mehmet Cenmurati dhe ish-polici Tonin Kolthi.
Cenmurati është shkarkuar më 25 Prill të 2014-ës, ndërsa A1 REPORT mësonse arsye për largimin e tij është bërë shkelja e betimit të gardistit.
Në motivacionin e shkarkimit të Cenmuratit rezulton se ai ka shkelur këto dy pika, pëkatësisht betimin dhe pjesmarrjen e tij në organzime politike, e pikërisht duke shkleur nenin 31 në pikën 2 dhe nenin 14 në pikën 2 pika c, për gardën e Republikës.
Kjo gjë faktohet dhe nga pamjet e datës 12 prill 2014, ku në aktivitetin inagurimit të një rruge organizuar nga bashkia e Tiranës dhe kreu i Partisë dDmokratike, gardisti Cenmurati, shfaqet si pjesmarrës në aktivitet përkrah Bashës dhe kreut të minbashkisë 11, Haki Mustafa.
Ndërsa për Tonin Kolthin, i cili i është bashkangjitur grevës më 23 Maj, rezulton se është shkarkuar për shkak se ripranimi i tij në 2005 në polici është kryer me shkelje ligjore. Ndërkohë për efektivin e liruar, po kryhen dhe verifikme pasi rezulton nuk disponon diplomë të shkollës së mesme.
Po ashtu vëllai i Kolsit, më 1 shtator të vitit 2012 është ndaluar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Për sa i përket ankimimit që Kolsi i ka bërë për shkarkimin nga puna, rezulton të ketë humbur gjyqin.