Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Moti i djeshëm vuri në lëvizje punonjësit e ndërmarrjeve publike. Thuajse të gjithë ishin aktiv për të pastruar dëmet që shkaktoi stuhia gjysmë ore e breshrit. Një pjesë e vendeve të përmbytura sot ishin tharë, ndërsa pjesë tjetër kërkoi angazhim deri në mesditë. Në orët e para të mëngjesit, nën ujë u zgjuan gjimnazi Josip Broz dhe Qendra tregtare e qytetit. Punonjësit e shkollës së mesme mblidhnin ujin me lecka e kova, nga klasat. Rryma në këtë shkollë, për shkaqe sigurie ishte ndërprerë, por mësimi zhvillohej pa problem.

"Për fat të mirë, nuk ka dëme të mëdha. Kujdes të veçantë iu kushtojmë klasave me kompjuter. Thirrëm ekipe dhe çdo gjë u zgjidh në kohë, rrymën e ndërpremë", deklaroi Tatjana Stojanova Dueva, udhëheqëse ndërrimi.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i grumbulluar shkaktuan rrëshqitje në një kantier ndërtimi në Novo Lisiçe. Dheu gllabëroi një makinë që ishte i parkuar në afërsi të kantierit.

"Pamë se makina e parkuar u fundos. Me siguri nga gërryerjet dhe shiu, u shkaktua rrëshqitja. Nuk kishim ujë, kishte problem me gazifikimin dhe ujin. Rruga gjithashtu ishte e mbyllur. Makinën e fundosur e nxorën sot. Mbrëmë erdhi piruni mekanik por nuk mundi ta nxirrte".

Nga qyteti i Shkupit pranojnë se situata e mbrëmshme ishte një dramë e vërtetë, veçanërisht tek shtëpia e mallrave "Most". U desh të shpëtoheshin qytetarë të bllokuar në ujin e grumbulluar nën urë. Kreu e qytetit Koce Trajanovski sot thirri në takim të gjithë kolegët e tij nga komunat e Shkupit, për të formuar shtabe kundër katastrofave natyrore.

"Një numër i madh qytetarësh hedhin në kanalizimet atmosferike dhe fekale, rroba, batanije... çfarë nuk nxorëm. Më shumë se 2 ton mbeturina dhe kabllo që qytetarët i hedhin. Ky është rast i mirë që t'iu bëj apel qytetarëve që hedhin mbeturina në pusetat, sepse ato mund të shkaktojnë probleme të mëdha në kanalizim", tha Koce Trajanovski -- kryetar i qytetit të Shkupit.

Kryetarët e komunave paralajmëruan se pusetat ekzistuese që nuk mund ta thithin ujin do të zgjerohen me tuba më të gjerë, ndërsa atje ku do të ketë nevojë do të vendosen edhe pompa shtesë dhe kolektorë që në situata të tilla do ta thithnin ujin. Kreu i qytetit tha gjithashtu se përveç riparimit të dëmeve nëpër rrugë, që nga dita e nesërme do të shqyrtohen edhe kërkesat për dëmshpërblim të qytetarëve që u përmbytën nga stuhia. Verica Pavllovski

Category

📺
TV

Recommended