Të paktën 40 persona janë vrarë, kryesisht separatistë në luftimet e ashpra në aeroportin e Donjeckut. Gjatë të shtënave kundër separatistëve pro-rus, forcat qeveritare përdorën madje edhe helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë. Sipas një luftëtari pro-rus, para spitalit të Donjeckut janë sjellë 30 kufoma të bashkëluftëtarëve të tij. Dje në aeroportin e Donjeckut, mediat raportuan për shkëmbim zjarri me artileri të rëndë. Helikopterët luftarakë janë vërejtur të fluturonin në këtë rajon, dhe nga shpërthimet ka pasur edhe tym të dendur të zi. Shumë fluturime nga dhe për në Donjeck u vonuan ose u anuluan, ndërkohë që polica dhe ushtria e Kievit ka bllokuar çdo rrugë që të çon drejt aeroportit. Sulmet ajrore erdhën vetëm pak orë pasi separatistët kishin marrë nën kontroll aeroportin. Separatistët luftuan paradite, ndërsa pasdite, u kundërpërgjigj ushtria ukrainase, me një operacionin të ashpër dhe të gjerë. Ivan Bllazhevski