TIRANË -- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot, udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit për në Gjermani, 30 vjet më parë, me ekipin e tij të basketbollit të drejtuar nga trajneri Borova, udhëtim që përkonte me ardhjen për herë të parë në Shqipëri të politikanit gjerman Shtraus.
Rama gjeti rastin ta sillte këtë kujtim gjatë ceremonisë së inagurimit të grupit parlamentar të miqësisë shqiptaro-gjermane, krijuar me iniciativën e deputetit socialist Taulant Balla.
Që në fillim, Kryeministri doli nga kornizat e formalitetit dhe la menjanë fjalimet, duke bërë shaka me Kryetarin e Kuvendit që i kishte thënë se nuk ishte e nevojshme të mbante fjalim zyrtar, por edhe me përkthyesen e gjermanishtes, që fjalët e tij padashje ia drejtoi Ballës e jo Metës:
"Sa po thosha që shyqyr që nuk di gjermanisht që të mërzitem me përkthyesen, por ishte fjala për 'herr' Metën jo për 'herr' Ballën. E përktheve gabim. Thuaja se dua t'i them zonjës gjermane që e kisha për kryetarin "e madh", jo për "të voglin". Epo mirë, se s'ka problem!"
Duke bërë shaka me këtë të fundit, Rama "ndreqi" deri diku, atë nervozizëm që tregoi me përkthyen e anglishtes, Ditën e Europës.
"Meqënëse nuk isha i përgatitur për këtë takim, "- tha Rama, - po nxitem nga ajo ç'ka tregoi Meta, ardhjen e Shtrausit në vendin tonë, pasi pak pas ardhjes së tij në Shqipëri, kam shkuar për herë të parë jashtë shtetit me ekipin e basketbollit të drejtuar nga Borova, në Gjermani.
Ai tha: "Para se të niseshim në aeroport, na paralajmëruan se tani do përballeni me botën kapitaliste. E kam fjalën për dritat, na tha traineri, sepse si na mëson Partia, pas atyre dritave fshihet një mjerim shumë i madh. Nejse, shkuam në Gjermani, u përballëm atje me dritat dhe ai ndjehej shumë keq, sepse edhe ai kërkonte mjerimin prapa dritave po nuk po e gjente.
Kur po ktheheshim, rreth orës tre të natës, pamë rrugës një fabrikë më pak drita, sepse ishte mezi i natës dhe aty na thanë: Ja pra realiteti, na e kanë fshehur, fabrika s'ka drita!"
Kështu, kohët ndryshuar dhe sot jemi këtu që të përgëzojmë Taulant Ballën për krijimin e grupit Shqipëri - Gjermani dhe të gjithë pjesëtarët e këtij grupi për zgjedhjen që kanë bërë. Jam i bindur se ai do të jetë një instrument për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona në shumë sektorë, veçanërisht në ekonomi.
Dua të falenderoj edhe ambasadorin gjerman për mbështetjen që u ka dhënë të dyja palëve për Shqipërinë në rrugën e integrimit.
Unë jam i bindur se ka shumë për të bërë në drejtim të kësaj marrëdhënieje si dhe që roli i Gjermanisë është shumë i rëndësishëm jo vetëm në zhvillimin e vendit tonë, por të të gjithë rajonit,"- përfundoi ai.
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, që hapi ceremoninë e inagurimit të grupit të përbashkët të parlamentarëve shqiptarë dhe gjermanë, tha:
"Në gusht bëhet 30 vjet nga koha kur politikani i madh i Gjermanisë dhe Bavarisë, Jozef Shtraus vizitoi Shqipërinë. Sot kur flitet midis shqiptarëve për këtë temë gjithmonë për marrëdhëniet me...