Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tiranë-I kanë mjaftuar 50 minuta diskutime byrosë së Kuvendit për të vendosur masën e vërejtjes për 4 deputetët e përfshirë në konfliktin e djeshëm, Strazimirin, Qefalinë, Prengën dhe Bejkon.

Mbledhja e zhvilluar larg syve të medias nën drejtimin e kryeparlamentarit, Ilir Meta, nisi në orën 19:10 minuta, ndërsa deputetët e PD-së, Edmond Spaho dhe Sherefedin Shehu u larguan nga mbledhja rreth 20 minuta pas diskutimeve në shenjë proteste për masën e marrë ndaj deputetëve të PS.

Në mbledhje u vendos që çështjet e tjera të ndiqen nga Prokuroria.Për këtë kreu i Kuvendit pati dhe një takim me kryeprokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla, para se të mblidhte byronë.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Category

📺
TV

Recommended