Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Liderja e "Frontit Kombëtar" Marin Le Pen, fituese në zgjedhjet evropiane në Francë, njoftoi se do të formojë një grup politik djathtist ekstrem në Parlamentin e ri Evropian, por pa "Agimin e Artë" grek. Planet e saj, Le Pen i shpalosi në një konferencë të përbashkët shtypi në Bruksel, me liderin e Partisë nacionaliste holandeze të Lirisë Geert Vilders si dhe me përfaqësuesit e nacionalistëve austriakë, italianë dhe belg.

"Nuk jemi aspak të shqetësuar për të ardhmen e grupit tonë. Jemi të bindur se deri në fillim të korrikut, kur është planifikuar edhe seanca e parë, do të jemi kompletuar. Ekzistenca e grupit tonë është dëshmi se modeli i Evropës teknokratike dhe totalitare është vjetruar tashmë", tha Marin Le Pen, Kryetare e Frontit Kombëtar.

Ndërkohë, gazeta greke "Ta Nea" shkruante se për formimin e një grupi politik në Parlamentin Evropian, nevojiten të paktën 25 deputetë nga 7 vende, dhe aktualisht Fronti Kombëtar i Le Penit ka 38 anëtarë, por vetëm nga pesë vende. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV

Recommended