Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tepelene- Në luftën për asgjësimin e parcelave me kanabis të ndërmarrë nga Ministria e Brendshme, ministri Saimir Tahiri ka hasur rezistencë pikërisht në Tepelenë, vendi i tij i i origjinës.
Por, jo vetëm, sipas denoncimeve të bëra nga PD në seancën parlamentare të 29 nëntorit 2013 shumë drejtues të lartë të policisë që u emëruan nga ministri Tahiri janë nga Tepelena, madje dhe nga Kurveleshi ku mesnatën e 29 majit banorët kanë qëlluar me armë, kanë bllokuar rrugën me inerte madje kanë thyer xhamat makinave të policisë për të mos i lejuar të hyjnë.
Sulmuan policinë në hyrje të fshatit
Policia e Gjirokastrës bën publike detajet e ngjarjes së ndodhur mesnatën e së enjtes 29 maj në komunën e Kurveleshit kur disa persona ndaluan policinë të hyjë në fshat për të kryer operacionin për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.
Në hyrje të fshatit Lekdush një grup personash kanë kundërshtuar me dhunë policinë duke thyer me mjete të forta xhamat e makinës së policisë. Më pas kanë bllokuar me inerte rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri për të penguar forcat e policisë për të mos vazhduar operacionin.
Policia është tërhequr për t'u kthyer disa orë më vonë me dhjetra forca të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, RENEA, FNSH, e Delta Forcë. Kur rruga u hap janë kryer kontrolle banesash. Janë sekuestruar 3 automjetet me të cilat kanë lëvizur personat e armatosur si dhe janë kryer kontrolle massive të territorit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Category

📺
TV

Recommended