Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është dhe mbetet një ndër prioritet më strategjike të Republikës së Maqedonisë. Megjithatë, që ky prioritet një ditë të bëhet realitet kontribut të jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e saj në misione të ndryshme jep edhe Armata e Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim ministri i mbrojtjes Talat Xhaferri qëndroi në Bruksel dhe priti njësitin e ARM-së të përbërë nga 150 ushtarë, pjesëmarrës në stërvitjen 'Luani i shpejtë'. Në këtë stërvitje krahas Maqedonisë marrin pjesë edhe Belgjika, Gjermania, Holanda, Spanja dhe Luksemburgu.
"Në ditët në vijim deri më 11 qershor të gjithë pjesëtarët e këtyre armatave do të kenë mundësin që në stërvitjen 'Luani I shpejtë', të tregojnë edhe njëherë gatishmërinë e tyre për të zbatuar politikat e Unionit Evropian aty ku do të jetë nevoja për të, po qese tregohet nevoja dhe po qese Unioni Evropian bie vendim përfundimtarë për pjesëmarrje në misionet jashtë territorit të Unionit Evropian. Për ndryshe pas mbarimit të kësaj stërvitje do të jetë në pritje, 'Stend baj' dhe do të kthehet në Maqedoni", deklaroi Talat Xhaferri, ministër i Mbrojtjes.
Sipas Xhaferrit pjesëmarrja e ARM-së bashkë me grupet luftarake të Bashkimit Evropian paraqesin edhe një dëshmi se Republika e Maqedonisë, jo vetëm që shpreh dëshirë të anëtarësohet në Unionin Evropian, por edhe demonstron gatishmëri për të marrë obligimet si një vend anëtar i Bashkimit Evropian.
"Angazhimi për misionet për të cilat përgatitet Unioni Evropian, siç janë edhe misionet e NATO-s aktualisht në Afganistan nuk kanë të bëjnë me kërkesat e vendeve për të qenë pjesëtarë të këtyre institucioneve por kanë të bëjnë me nevojën paraprake të vendeve që të mund të jenë kompatibil me sistemet mbrojtëse të UE-së. ...Interesi I Republikës së Maqedonisë dhe Armatës është në faktin që armata edhe pa qenë shtet I vendit anëtarë I plotfuqishëm dhe si vend kandidate do të thotë I shfrytëzon të gjitha kapacitetet dhe mundësit e Unionit Evropian që ofrohen", u shpreh Talat Xhaferri, ministër i Mbrojtjes.
"Republika e Maqedonisë vazhdon të merr pjesë në misionet, përfshirë edhe ato paqeruajtëse, pavarësisht se akoma nuk është anëtare e plotfuqishme e NATO-s". Nga Brukseli për TV Alsat, Bedri Rexhallari