Tirane- "Nuk e njoh Julian Sinanaj dhe nuk i kam shitur armë atij".
Këto kanë qënë deklarimet e dhënë nga Albin Mexhaj dhënë në Gjykatën e Krimeve të rënda, aty ku ai u la në burg për akuzën e trafikut të armëve dhe furnizimin me armë të serial killerit.
Avokati i tij pas përfundimit të seancës sqaroi se akuzat nuk qëndrojnë dhe do të kërkojë ndryshimin e masës.
Albin Mexhajt iu komunikua akuza në burgun 302 në tiranë aty ku ai qëndrontë për armëmbajtje pa leje.
Sipas hetimeve 29 vjeçari i ka shtur Sinanajt dy pistoleta dhe një jelek antiplumb me ndërmjetësimin e të penduarit Ndriçim Gjokona.