Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Ish-të përndjekurit në grevë urie akuzojnë Ministrinë e Shëndetësisë se nuk u ka vënë një ambulancë në gatishmëri pranë tendës ku janë duke qëndruar. Sipas tyre, prej katër ditësh ambulance nuk ndodhet më aty dhe erdhi vetëm atëhërë kur dy prej tyre, në gjendje të rënduar, e kërkuan atë. I pyetur nga "Oranews", drejtori i ASHR-së, Edmond Stojku thë se ambulanca nuk mund të rrijë 24 orë e stacionuar, por në gadishmëri. Sa herë njoftohet, brenda pak minutash gjendet para çadrës.
Stojku vuri në dukje se thirrja e parë për ambulancën nga grevistët e urisë ka qënë në orën 11.30 dhe ambulanca ka arritur atje në orën 11.32 minutal kurse në thirrjen e dytë, në orën 12.04 minuta, ka arritur pas një minute, në orën 12.05.
Këtë të shtunë, dy ish-të përndjekur në grevë iu drejtuan Urgjencës së Tiranës për shkak të luhatjeve të tensionit.
Kjo është dita e njëmbëdhjetë e grevës së urisë së të ish-të përndjekurve, që kanë shprehur vendosmërinë për ta vazhduar atë.

Oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended