Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta e cilëson bashkëpunimin me Kuvajtin, mjaft të mirë, duke theksuar se atje ka gjetur një pritje mjaft të ngrohtë, e sidomos gatishmëri për forcimin e këtij bashkëpunimi. Në një intervistë dhënë për një televizion vendas, Meta ka folur për marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve.
Më tej, kreu i Kuvendit të Shqiëprië i ka thënë televizionin kuvajtian se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë, është diskutuar mbi bashkëpunim jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por një sërë sektorësh të tjerë të rëndësishëm.
Meta vlerësoi më tej rolin stabilizues të Kuvajtit jo vetëm në lindjen e mesme por edhe më gjerë, ndërsa shprehu qëndrim pozitiv ndaj kandidaturës së Kuvajtit për anëtare jo të përhershme të këshillit të sigurimit.
Comments