FIER - Akuzat për emërime nepotike në administratë nga ana e drejtuesve vendore në rrethin e Fierit kanë qënë kryefjalë e mbledhjes së radhës në këshillin e qarkut.
I ashpër në reagimin e tij ka qënë kryetari i komunës Frakull, përfaqësues i partisë socialiste, Viktor Cervanaku, i cili shigjetoi kreun e këshillit qarkut, Vangjel Ndreko, dhe prefektin, Xhevit Bushi, se kanë punësuar në administratë të afërmit e tyre.
Sipas Cervanakut këto probleme janë kthyer në një shqetësim prej kohësh dhe dega e Partisë Socialiste Fier, nuk po mblidhet për ti shqyrtuar këto raste, ndërsa shtoi se ata që e vuajnë këtë problem janë socialistët e thjeshtë.
Kryekomunari i Farkullit i kërkoi drejtuesit të këshillit të qarkut të konsultohet më shumë me antarët dhe vecanërisht me përfaqësuesit e komunave që sipas tij po diskriminohen.