Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANE- Pjesëmarrja e një deputeti në disa komisione parlamentare është një ndër shqetësimet e Kuvendit. Deputeti socialist Armando Subashi duke ju përgjigjur interesit të medias propozon reduktim të numrit të deputetëve në komisione do përmirësonte punën e tyre.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh deputeti i parlamentit Petrit Vasili, e konsideron të rëndësishëm nivelin e debatit dhe cilësinë e projektligjeve. Ndërsa demokratët e kanë cilësuar si qesharake duke e lidhur me refuzimin që kanë marrë nga mazhoranca për disa komisione hetimore.

Pjesëmarrja e një deputeti në disa komisione ka qenë një shqetësim i ngritur edhe më herët nga deputetë të tjerë, siç është një prej tyre Bashkim Fino.

Category

📺
TV
Comments

Recommended