Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Kompania e njohur botërore kompjuterike "Konica Minolta" ka zyrtarizuar futjen në tregun shqiptar duke bashkëpunuar me kompaninë "Sinteza Co". Gjatë prezantimit të produktit kryesor për mënyrat e reja të printimit, drejtoresha ekzekutive Ani Dino, deklaroi se nëse kompanitë marrin produktet e tyre, ulen kostot me 30 përqind dhe sigurohen materialet.

Kompania e njohur kompjuterike "Konica Minolta" ka prezantuar për herë të parë në Shqipëri, shërbimet për printimet e optimizuara. Për të prezantuar produktet e reja, ishte në Shqipëri vetë presidenti për Europën, Ikuo Nakagaua, i cili theksoi se ky shërbim, që në Shqipëri do të vijë në bashkëpunim me kompaninë "Sinteza Co", do ndikojë për të sjellë kosto më të ulëta për shërbimet e printerëve. Në aktivitet gjithashtu u prezantuan edhe risitë në printimin e medias.

Ndërsa drejtoresha për Shqipërinë Ani Dino, dhe detaje teknike se çfarë përfitojnë kompanitë ose institucionet nga ky shërbim i ri dhe tejet modern.

Category

📺
TV
Comments

Recommended