Sfida e shumëpritur mes Brazilit dhe Kroacisë ka nisur me një intensitet të lartë me sulme dhe kundërsulme të shpjeta nga të dy krahët e fushës. E ndërsa Brazili qarkullonte me shumë topin, ballkanasit rrezikuan fillimisht duke herë me Kovacic dhe Olic,
ndërsa në minutën e 11 pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë vjen një top i fortë në zonën braziliane që gabimisht devijohet nga Marcelo që e dërgon në portën e tij duke u futur në histori si mbrojtësi i parë që shënon autogol në ndeshjen hapëse në një botëror.
Goli shokon vendasit dhe Skolarin, por nuk dorëzohen duke u zhvendosur të gjithë në sulm edhe me anë të tifozerisë duke rrezikuar me Fred në të 15.
Goli nxehu akoma më shumë vendasit që nuk u dekurajuan por tentuan me cdo kusht golin e barazimit në të gjitha mënyrat. Madje nuk munguan as momentet e nervozizmit, teksa Neymar u ndëshkua me karton të verdhë pas një goditje me bërryl të Modric.
Por ankthi për brazilianët mori fund shumë shpejt, pasi po Neymar vendosi gjithçka në barazim në mintën e 29. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i Kroacisë duke rrëmbyer topin dhe gjuajtur fuqishëm nga jashtë zone duke përplasur sferën në shtyllë e më pas në rrjetë dhe barazuar 1-1.
Goli i barazimit tkurr ballkanasit në mbrojtje të barazimit duke lejuar që Brazili të fitojë akoma më shumë terren drejt portës së Pletikocës. Neymar me goditje dënimi, Fred dhe Hulk tentuan në të gjitha mënyrat për të shënuar golin e avantazhit në pjesën e parë, por gjithçka u mbyll 1-1 edhe pas 3 minutave shtesë.
Pjesa e dytë e ndeshjes nis e vrullshme për Brazilin që zbret i karikuar nga këshillat e Skolarit.
Pas sulmeve të njëpasnjëshme dhe presionit në minutën e 71 fitojnë një penallti me anë të Hulk, që shndërrohet në gol nga Neymar që plotëson dopietën personale.
Penallti ishte shumë e diskutueshme, pasi sulmuesi brazilian nuk kishte kontakt të pastër me mbojtësin kroat, por arbitri japonez u tregua mjaft iu vendosur duke mos u tërhequr nga vendimi.
Avantazhi liron Brazilin akoma më shumë që shënon golin e tretë me Oscar në të 90'. Me këtë fitore Brazili ngjitet në krye të grupit A me 3 pikë.
Comments