Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Vllado Kambovski dhe dekanët e universiteteve shtetërore në vend do të kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të bëjë analizë për kualitetin e arsimit të lartë. Madje Kambovski vlerëson se është koha që të bëhet një analizë për sistemin e Bolonjës, ndërsa tha se diploma universitare gjithnjë e më tepër po e humb kuptimin e vet formal.
'Është e qartë se diploma nuk është e mjaftueshme - apo - dhe padyshim është fakt që ajo diplomë nuk është e mjaftueshme dhe se praktika e përgënjeshtron bindjen e tillë se diploma është mjaft e saktë, pastaj kërkon të shohim se çfarë është vlera e vërtetë e çdo diplome që është lëshuar', tha Vlado Kambovski, kryetar i ASHAM.
ASHAM-i ka firmosur memorandum për bashkëpunim me Universitetin Kirili e Metodi, kurse në paralajmërim është edhe nënshkrimi i një memorandumi të bashkëpunimit me fakultetet e tjera. Do të përmirësohet edhe veprimtaria shkencore-kërkimore, që sipas Kambovskit është i pakënaqshëm, për shkak se profesorët në Maqedoni janë kthyer drejt procesit arsimor, kurse veprimtaria shkencore-kërkimore mbetet nën hije. Bojana Simonoviq
Comments