Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Maqedonia prodhon kuadro shumë të arsimuara që janë të përgatitur për tu larguar nga vendi. Ky është qëndrimi i bashkësisë së biznesit në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Sipas tyre, në vend ka ose kuadro shumë të arsimuara ose kuadro që aspak nuk mund t'ia dalin në vendet e tyre të punës. Biznesmenët kërkojnë nga qeveria që nxënësit të kenë më shumë praktikë në arsim gjatë tërë vitit shkollor përmes lëndës së veçantë mësimore, e jo vetëm praktikë gjatë verës. Kërkohet edhe subvencionimi për punësimin e kuadrove të reja profesioniste.

'Nevojitet aksion i koordinuar mes biznesit, ministrisë së arsimit dhe ministrisë së punës dhe politikës sociale, të gjithë duhet të bëjnë ndryshime në ligjet dhe programet arsimore për t'i harmonizuar', tha Antoni Peshe, kryesues i Këshillit në OEM.

Nga Oda Ekonomike thonë se Qeveria duhet të ndërpresë fushatën se Maqedonia ka fuqi të lirë punëtore, me qëllim që të parandalohen largimi i kuadrove nga vendi.

'Nëse shteti dëshiron ta mbështesë atë politikë, duhet të gjejë mënyra për ta subvencionuar këtë. Nuk bëhet fjalë për shumë para, por nëse dëshironi ta mbani nivelin e rogave, duhet ta subvenciononi', deklaroi Antoni Peshe, kryesues i Këshillit në OEM.

Ndonëse për momentin, sipas të dhënave nga Agjencia e punësimit, në vend ka rreth 8 mijë vende të lira pune, 61.6% e biznesmenëve kërkojnë punëtorë me shkolla të mesme me trajtim të specializuar, gjegjësisht me trajnime shtesë. Vetëm 10% e biznesmenëve kanë nevojë për kuadro me arsim të lartë. Për momentin në tregun e punës mungojnë saldues, mekanik, montues, menaxherë marketingu për industrinë e ushqimit dhe disa kuadro tjera profesionale. Verica Pavllovski

Category

📺
TV

Recommended