• 11 years ago
DURRËS - Histori thriller kanë gatuar dy motra adoleshente nga qyteti i Durrësit, të cilat rezultojnë të zhdukura nga 16 korriku i këtij viti. Sipas policise ato kane shfrytezuar momentin qe familjaret e tjere ndodheshin ne spitalin e Tiranes pasi u helmuan nga ushqimi, i kane vene flaken shtepise, kane vjedhur rreth 5 milione leke, 4 celulare, kane marre me vete pasaportat dhe jane larguar pa lene asnje gjurme. Para se te largohen ato i kane vene zjarrin shtepise. Policia i ka shpallur ne kerkim per zjarrevenie te qellimshme dhe vjedhje.

Historia e tyre nis më 15 korrik, kur babai i tyre, nëna dhe motra e madhe u helmuan nga ushqimi pasi konsmuan vaktin e drekës.

Kryefamiljari Hiqmet Kajtazi 49 vjeç, bashkëshortja e tij 39-vjeçare Anila Kajtazi dhe vajza 20-vjeçare e familjes Alketa u dërguan për mjekim në kryeqytet, ndërsa dy vajzat e tjera 18-vjeçarja Orialda dhe motra e saj e vogël me inicialet K.K ndenjën të vetme në shtëpi, pasi cuditërisht ishin të vetmet që nuk u helmuan.

Një ditë më pas, më 16 korrik, kur familjarët e helmuar janë kthyer kanë marrë një surprizë! Shtëpia e tyre në lagjen numër 15 ishte djegur pas mesnate rreth orës 02:30 dhe dy vajzat e vogla ishin zhdukur pa lënë gjurmë...por ishin kujdesur që me vete të ?merrnin? veç sendeve të tyra personale, edhe 4 qind mijë lekë të reja dhe 800 euro, 4 telefona celularë, pasaportat dhe kartat e identitetit të motrës së madhe që ndodhej në spital, Alketës.

Çifti i bashkëshortëve Kajtazi bënë denoncimin në polici për zhdukjen e vajzave. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se kanë qenë pikërisht vajzat e shtëpisë të cilat i kanë vënë flakën shtëpisë dhe që kanë vjedhur lekët së bashku me telefonat e familjarëve.

Dy motrat Kajtazi janë shpallur në kërkim nga policia për ?shkatërrim e pronës me zjarr? dhe ?vjedhje? në bashkëpunim.

Category

📺
TV

Recommended