TIRANE - Pakujdesia është shkak i shpërthimit të fuqishëm të bombolës së gazit në ëmbëltoren në lagjen Don Bosko në Tiranë, ku mbetën të plagosur 21 persona. Kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka bërë të ditur në një intervistë për A1 Report se Abdullah Dervishi, pronari i pastiçerisë i cili lufton me vdekjen në spital, ka qëlluar me një send të fortë (çelës) bombolën pasi bashkëshortja e tij nuk kishte mundur të hapte dot gazin. Nga ky moment, gazi ka rrjedhë në ambientet e ëmbëltores dhe dyshohet se ka qenë një cigare apo një shkëndijë zjarri që ka shkaktuar shpërthimin e bombolës.
Kjo është bombola shpërthimi i së cilës për pak mund të kishte shkaktuar një tragjedi. Ajo eshte sekustruar ne cilesine e proves materiale per aktin e ekspertimit dhe ndodhet ne ambientet e Sherbimti zjarrefikes së Tiranes.
Menjëherë pas kësaj ngjarje prefekti i Tiranës ka thirrur në takim urgjent kreun e shërbimit zjarrfikës, drejtues të policisë dhe përfaqësues të Inspektoratit Qendror Teknik. Në të është biseduar për marrjen e masave për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Ata kanë ngritur si shqetësim sigurinë e bombolave të gazit pasi shumë prej tyre tregtohen të pakolauduar. Goxhaj bën thirrje që të gjithë pronarët e subjekteve tregtare, apo edhe banorë familjarë të bëjnë kujdes me përdorimin e tyre duke sugjeruar njeheresh qe bombolat te mos mbushen me ne qytet, por vetem te tregtohen.
Përsa i përket hetimit të shpërthimit që tronditi mbrëmjen e së dielës banorët e zonës së ?Don Boskos? në Tiranë, mësohet se policia ka nisur procedimin penal nga pronarit të ëmbëltores për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit mbetën të plagosur 21 persona, mes tyre çifti i pronarëve, klientë në biznesin e vogël dhe persona të rastësishëm në rrugë.