Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka 4-fishuar gjobat ndaj individëve që ndotin apo dëmtojnë ambjentin. Autoritetet e Bashkisë kërkojnë që kjo gjobë të vilet menjëherë, por në rast se një qytetar nuk ka mundësi, do të jenë përmbaruesit që nëpërmjet të dhënave personale do të mbledhin gjobat.
Nëse ndot apo shkatërron ambjentin, policia bashkiake të vendos gjobë prej 5000 lekë. Me vendimin e fundit të Këshillit bashkiak, gjoba është 4-fishuar dhe çdo veprim i tillë kushton 20.000 lekë.
Autoritetet e Bashkisë i kërkojnë fillimisht qytetarëve pagesën e menjëhershme të gjobës dhe sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, një pjesë e madhe e gjobave janë vjelë menjëherë.
Erion Veliaj: ?Shumica e gjobave që kemi vënë janë vjelë, një pjesë e tyre janë vjelë në moment.Kjo do të thotë se është alibi, çështja e atyre që nuk kanë para.Se nëse ndot, urinon poshtë Lanës, vandalizon një pusetë dhe pastaj kur kapesh e paguan gjobën, do të thotë se ke mjaftueshëm para në xhep. Është vetëm çështje kulture?.
Në rast se personi nuk ka mundësi të paguajë gjobën, atëhere autoritetet e Bashkisë veprojnë me përmbaruesit me të cilët, Bashkia ka lidhur kontrata.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ndotesit-e-ambjentit-kryebashkiaku-veliaj-gjobat-do-te-vilen-nga-permbaruesit/