TIRANË - Italia do të japë eksperiencën e saj në reformën në drejtësi por edhe në atë të dekriminalizimit që ka ndërmend të zbatojë së shpejti Shqipëria. Këtë e ka pohuar dhe ministri italain i Drejtësisë i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit Ndërkombëtar të Paqes me temë ?Paqja është gjithmonë e mundur?.
....
Ministri i Drejtesise të Italisë Andrea Orlando pati nje takim me ministrin e Drejtësisë Nasip Naço.
Në një konferencë të përbashkët për mediat, Naço tha se Italia do të asistojë në procesin e dekriminalizimit të politikës dhe të administratës shqiptare. ?Klasa politike duhet të jetë në përputhje me standardet më të larta?, - tha Naço.
?Italia ka kaluar disa problematike që ju po i hasni tashmë, sa i takon raportit mes politikës dhe drejtësisë penale, dhe ne kemi edhe një përvojë të vyer sa i përket praktikës së moskandidueshmërisë nëse kandidatët janë të dënuar, ata përjashtohen. Ligji që e rregullon këtë problem është miratuar vetëm në vitin 2012?, - u shpreh në fjalën e tij ministri Orlando.
Ndërkohë ministri italian tha se e njëjta mbështetje do t?i ofrohet vendin tonë edhe për reformën në drejtësi.
Naço evidentoi fusha të veçanta të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, duke veçuar marrëveshjen reciproke për ekstradimin e të dënuarve.
?Nga vitet 2011-2015 150 persona janë ekstraduar nga Shqipëria në itali. Kemi deklaruar që Shqipria nuk do jetë strehë e krimit, nëse kryejnë një krim nuk kanë për tu fshehur në Shqipëri. 100 persona të dënuar janë transferuar nga Italia?, - tha Naço.
Bashkë me homologun Orlando diskutuam për reformimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, një reformim që po shkon në drejtimin e duhur.
Tashmë proçesi i reformimit është në fazën e tij finale, në draftimin qoftë të ndryshimeve kushtetuese, qoftë të ndryshimeve të tjera ligjore nga Komisioni i Posaçëm pranë Kuvendit, nga Ministria e Drejtësisë, por në çdo rast garancia është dhe do të jenë gjithmonë partnerët tanë ndërkombëtarë, ekspertët më të mirë të tyre, Komisioni i Venecias.