Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama paralajmëroi sot se shteti do të jetë më vigjilent për kthimin në shina të tregut të barnave.
Duke i konsideruar si krim, si tregtimin e ilaçeve në kanale të pasigurta ashtu edhe ruajtjen e tyre në kushte të papërshtatshme, Rama shpehu bindjen se aksioni kundër informalitetit do të sjellë barna dhe materiale mjekësore më të sigurta.
Rama: ?Shteti nuk mund të jetë në lartësinë e përgjegjësisë së tij nëse arka e shtetit vidhet përditë, duke devijuar paratë që i takojnë individëve si qytetarë në kanalet e hajdutërisë siç i thonë në shqip, informalitetit. Dhe pastaj deformimi i tregut, tregtimi në kanale të pasigurta të barnave mjekësore është edhe më shumë sesa hajdutëri, është krim. Sikundër është edhe më shumë sesa mungesë përgjegjësie në raport me shtetin, ruajtja e materialeve mjekësore në kushte të papërshtatshme. Kjo mungesë standartesh ka dhe një kosto ekstra përveçse një kosto financiare.
Synimi ynë është rritja e transparencës në marrëdhënien mes ofruesve të shërbimit dhe njerëzve në nevojë në shërbimin mjekësor. Kjo marrëdhënie shërbimi është dhe ekonomike.Qoftë fatura, qoftë kuponi tatimor, janë elementë thelbësor të kësaj marrëdhënie për të garantuar standarte. Janë një pamje, pjesët e së cilës nuk mund të qëndrojnë të shkëputura nga njëra-tjetra. Nëse kuponi tatimor përdoret gjërësisht në farmacitë e vendit, nuk mund ta themi këtë për shërbimin dentar, ekzaminimet laboratorike apo imazherike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/informaliteti-rama-pas-aksionit-barna-dhe-materiale-mjekesore-me-te-sigurta/