Vjeshta e këtij viti do të jetë stine protestash për opozitën. Sipas kryetarit Basha, dy shtyllat kryesore të protestave që do të organizohen në disa rrethe të vendit do të jenë largimi i kryeparlamentarit Meta dhe ministrit të Brendshëm Tahiri, por edhe votimi i ligjit për dekriminalizimin.
"Nga nesër komisioni i dekriminalizimit do të nisë shqyrtimin e pr/ligjit. Kërkojmë hetimin e Metës. Kërkojmë largimin e hetimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit si kumbari i trafikut të drogës, votimin e dekriminalizimin.Dëshirojmë zgjidhje institucionale. Por nuk do të presim më. Do të vendosim e veprojmë me qytetarët."-tha Kreu i PD, Lulzim Basha.
Në vijim të fjalës së tij akuzoj ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të lidhur me trafikun e drogës e kryesisht në rajonin e Vlorës. ?Fakte dhe prova të pakundërshtueshme kanë dalë dhe do të dalin, pasi mjetet private të ministrit janë përdorur nga kushërinjtë e tij, që janë eksponente të njohur të trafikut të drogës?, tha Basha.
Më tej Basha ka ripërmendur gjendjen ekonomike të vendit, e cila sipas tij po vijon të bjerë në nivele të ulta duke pasur të ardhura nën parashikime.
Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e 21 qeshorit, ai tha se ato morën dje vulën e thatë të manipulimit dhe mohimin e të drejtës së lirisë së votës.