TIRANE - Demokratët janë të vendosur në kërkesën për të zbardhur të vërtetën e mbi pretendimin e tyre për aferën korruptive të kontratës së CEZ me DIA. Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeparlamentarit Meta për përfshirje në këtë aferë, por që sipas tij vjedhja më e madhe në është kryer nga qeveria e kryeministrit Rama që i dha CEZ 98 milionë euro.
"Për herë të parë del në Arbitrazhin e Vjenës i cili zbulon se Kastriot Ismailaj është rekomanduar nga Ministria e Ekonomisë në atë kohë për anëtar i këshillit. Ministria e Ekonomisë s?ka pasur asnjë tagër për këtë propozim. Si Ministër i Jashtëm ka negociuar për kontraktuar Kastriot Ismailajn.Do të gjejmë që dosjet që mbyllët ju njëra është 1 mld dollarë detyrime, tjetra shkon 3.5 mld $. Ju futi në xhep CEZ."- tha Berisha.
Por për pretendimet e ish kryeministrit, kishte përgjigje kryetari i Komisionit të ekonomisë Erion Braçe i cili tha se në kohën e qeverisjes së demokratëve është favorizuar CEZ në dëm të kompanive të tjera publike, ndërsa edhe zyra aktuale e ish kryeministrit është në të njëjtën godinë me përfituesit e shumave të mëdha nga mbledhja e borxheve të CEZ, dy prej të cilave sipas tij kanë të njëjtin administrator.
"Kompania e dytë që është kontraktuar për të mbledhur borxhet e këqija, Albania telekomunication, adresa e kompanisë, ndërtesa ?Aba Biznes Center?, pranë zyrës tënde. Çfarë kati e ke zyrën tek ?Aba Center? ti? (i drejtohet sërish Berishës.) Si ka mundësi që ti del ose në pallatin e këtij për të banuar ose me zyrë. 7 kompanitë të firmosura me kompanitë e CEZ pë rmbledhjen e borxheve. Me 2 prej tyre ke ndarë zyrat."- tha Braçe.
Pjesë e debatit mes Berishës dhe Braçes është bërë edhe ish-ministri i Financave Ridvan Bode i cili sqaroi rolin e ministrisë së tij në marrëveshjen me CEZ. Reagimet e Braçes Bode i cilësoi si një tentativë prë të mbuluar e për t'i bërë alibi Ilir Metës.