TIRANË- Kuvendi po diskuton sot në seancën plenare dekretin e rrëzuar nga Presidenti për rishqyrtim ligjin ?Për arsimin e lartë?. Dekreti u rrëzua dy ditë më parë nga mazhoranca në komisionet përgjegjëse parlamentare. Ish kryeministri Berisha gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare, ka denoncuar në njëfarë mënyre një akt korruptiv ndaj tij dhe PD lidhur me miratimin ose jo të këtij ligji.
Ai ka thënë se ky ligj është financuar nga dy universitete private. Sipas Berishës, pronarët e këtyre universiteteve, emrat e të cilëve nuk i ka përmendur, i kanë ofruar para PD-¬së, që të mos e kundërshtojë ligjin.