Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eurostat publikon statistikat e azilkërkuesve për tre mujorin e dytë të vitit 2015. Gjatë kësaj kohe, mbi 210.000 refugjatë kanë aplikuar për azil për herë të parë në Europë.
Vendet kryesore prej nga vijnë emigrantët janë Siria dhe Afganistani, që në kombinim përbëjnë një të tretën e totalit me 71.000 individë.
Një pjesë shqetësuese të të dhenave statistikore vijon t?i mbulojë Shqipëria, e cila renditet e treta me 8%.
90% e tyre kanë destinacion të preferuar Gjermaninë. Ndërkohë, shtetasit kosovarë, të cilët kryesonin listën e tre mujorit të parë me 50.000 aplikime, kanë rënë në nivelin e 10.000 aplikimeve.
Mesararisht, më shumë se një në tre refugjatë ka si pikësynim Gjermaninë. Në këtë vend ka patur gjithsej 80.900 kërkesa, prej të cilave 15 445 kanë qenë nga vendi ynë.
Vendi i dytë në të cilën ka pasur më shumë aplikime është Hungaria me 32.000, e ndjekur nga Austria me 17.000 të tilla, Italia me 14.900, e kështu me rradhë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/azilkerkuesit-shqiptare-eurostat-renditen-te-tretet-pas-sirianeve-dhe-afganeve/