ELBASAN - Një denoncim i çuditshëm vjen nga një 70-vjeçar: Efektivët e policisë më plaçkitën shtëpinë, më morën kavanozët me reçel, rakinë dhe bidonët me turshi. Për disa mund të ngjallë habi por për familjen e Ramazan Rreshkës nga Katundi i Ri i Elbasanit, këto prodhime janë mjaft të rëndësishme pasi me to ?shtyjnë? dimrin. Nuk ka vonuar shumë nga denoncimi i tij në media, dhe ka ardhur reagimi i Policisë së Elbasanit, e cila mohon të ketë ndodhur një bastisje në shtëpinë e të moshuarit.
Sipas Policisë, është kryer një kontroll në lokalin e dhëndrit të tij Fatmir Ramollari, 47 vjeç i cili u arrestua në flagrancë pasi pasi dyshohet të ketë futur mallra kontrabandë në biznes. Aty efektivët blu kanë sekuestruar disa shishe me pije alkoolike si dhe mallra të tjera pa fatura të blerjes, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. Por policia mohon që efektivët të kenë hyrë në shtëpi pa autorizim dhe me dhunë.