TIRANË- Mazhoranaca është optimiste se nga Komisioni i posaçëm për dekriminalizimin palët politike do të dalin më një produkt të përbashkët. deputeti socialist Taulant Balla është shrehur se konsensusi eshte I rendësihëm dhe se mazhoranca ka një mendim të ufikuar sa i takon këtij procesi .
?Të gjitha nismat që lidhen me procesin do të jetë në shqyrtimin e komisionit të posaçëm dhe konsensualiteti arrihet për shkak se draftet e propozuara kanë 90% të momenteve të njëjta, dallimet shumë të vogla, në ato pak momente kur konstatohet mosdakordësi që është e natyrshme do t?i referohemi komisionit të Venecias si referuesi përfundimtar, do të jetë vendim i detyrueshëm për secilën palë, nëse nuk biem dakord?,-tha Vasili.
?Ne duam që në këtë sesion Parlamentar, të miratonim një paketë për të legjitimuar çdo të zgjedhur publik për verifikimin e penalitetit për këdo. Propozimet e opozitës duhen parë. Ka çështja që na bashkojnë, por ka edhe çështje që nuk prekin thelbin. Përmes komisionit dhe mekanizma të tjera parlamentare të kemi një projektligj të përbashkët. Hapi i par ai i ndryshimeve kushtetuese, duhen bërë ndryshime që të krijohet ligji. Në këtë fazë nuk besoj se kemi shumë dallime. Ato janë thjesht në teknikën legjislative. Më pas vjen faza e dy pr/ligjeve të propozuara.. Besoj se do të kemi një tekst të përbashkët që do të mundësojë miratimin në Parlament.?- tha Balla.
Por pika të ndryshme të draftit të opozitës siç është ai për testin e drogës mund ta bëjnë mazhorancën të mos bjerë dakord duke sjellë sërish debate në lidhje me këtë proces. Megjithatë Komisioni Venecias mund të jetë një alternativë për zgjidhjen e këtyre ndasive .
?Të gjitha nismat që lidhen me procesin do të jetë në shqyrtimin e komisionit të posacëm dhe konsensualiteti arrihet për shkak se draftet e propozuara kanë 90% të momenteve të njëjta, dallimet shumë të vogla, në ato pak momente kur konstatohet mosdakordësi që është e natyrshme do t?i referohemi komisionit të Venecias si referuesi përfundimtar, do të jetë vendim i detyrueshëm për secilën palë, nëse nuk biem dakord?, -tha Vasili.
?Nëse vihet me propozime alla shqiptarçe, propozime budallallëqe, e bëjnë qesharak këtë proces. Të mos nxitohemi nga këto projektligje. Shenjat e gishtave? Çështjet që vonojnë procesin nuk do të përfshihen. Rritja e veprave të përfshira në procesin e verifikimit është një pikat e rëndësishme.?- u shpreh Balla.
Deklarata e Taulant Ballës dhe Petrit Vasilit erdhën pas përfundimit të konferencës së kryetarëve e cila vendosi të fus për shqyrtim në kalendarin 3 javor draftin e hartuar nga partia demokratike për dekriminalizimin e politikës shqiptare.