Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
KORÇË - Gjatë ditëve të fundit grabitësit kanë shënjestruar dhjetëra lokale dhe biznese të ndryshme në disa fshatra të Korçës, ndërsa duket se fenomeni është i përsëritur.

Një pikë karburanti në fshatin Vashtmi ka qenë objekti i fundit i sulmuar nga grabitësit e maskuar, të cilët nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin një sasi të konsiderueshme parash, pajisje të tjera me vlerë si dhe kanë dhunuar rojën o objektit.

Më herët preh e grabitësve kanë rënë lokalet buzë rrugëve nacionale të këtij rrethi, ndërsa pronarët e këtyre subjekteve i bëjnë apel për ndihmë policisë.

Lidhur me këto ngjarje policia e Korçës ende nuk ka asnjë të ndaluar.

Category

📺
TV

Recommended