Që prej nisjes së operacionit kundër evazionit fiskal, janë kontrolluar në total 47 mijë biznese, ndërkohë që debitorëve do t?u mbahet 50% e xhiros, deri në shlyerjen e borxhit tatimor. Në një deklaratë për mediat, kreu i tatimeve Brisida Shehaj theksoi se të gjithë subjektet me shkelje kanë një shans t?u shpëtojnë ndjekjes penale e gjoba, duke vetëkorrigjuar deklaratat tatimore.
?Të gjithë taksapaguesit, të cilët deri më datë 31 dhjetor 2015, korrigjojnë deklaratat tatimore, do t?u falet gjoba dhe ndaj tyre nuk do të bëhet kallzim penal. Pas datës 1 janar 2016, tatimpaguesit që korrigjojnë deklaratat tatimore, dhe paguajnë të gjithë detyrimin, bashkë me gjobat e interesat, do t?i shmangen kalëzimit penal. Të dyja këto kategori përjashtohen nga kjo lehtësi në rast të shkeljeve të konstatuara më parë nga administrata tatimore?,-tha Shehaj në deklaratën për shtyp ku pasqyroi të dhënat e deritanishme të aksionit kundër evazionit, si dhe ndryshimet ligjore në ligjin e tatimeve të sapomiratuara nga Kuvendi.
Sipas Shehajt, nga shtatori janë ushtruar mbi 47 mijë kontrolle dhe se ka konstatuar vetem 8% shkelje, ndërkohë që niveli i shkeljeve të konstatuara në krahasim me disa ditë më parë është ulur me 3%. Gjithashtu kreu i tatimeve raportoi se ka një rritje me 35 përqind të deklarimit të të ardhurave nga biznesi në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, e përkthyer në shifra, 4 miliardë lekë (afërsisht 35 milionë dollarë) më shumë.
?Kemi një rritje të xhiros së deklaruar nëpërmjet kasave fiskale me 35% krahasuar me shtatorin e vitit 2014 apo në vlerë 14 mld lekë. Vetëm për 25 ditët e shtatorit janë 14377 subjekte të cilat janë regjistruar pranë QKR?,-theksoj Shehaj.