Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANE - Pas 25 vitesh krah te djathtes deputetja Mesila Doda largohet nga Partia Demokratike. Përmes një letre të hapur të cilën e ka postuar në profilin zyrtar të saj në Facebook, deputetja Doda thotë se largohet me keqardhje nga partia të cilën e bashkëthemeloi me të djathtët 25 vite më parë.

Pavarësisht se ?de juro? nuk pati një përjashtim të saj nga PD-ja, Doda thotë se është përjashtuar ?de facto? nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, menjëherë pasi deputetja, ndryshe nga grupi i saj, votoi në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku te cilet u vune para drejtesise. Këtë përjashtim Doda e ka ndjerë edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 21 qershorit ku Paloka nuk e përfshiu në fushatën e Tiranës, shtuar këtu humbjen e doktor Halimit, të cilin e cilëson si mikun e saj, ku fajëson drejtuesit më të lartë të PD-së për rezultatin në garën e tij elektrorale me Erion Veliajn.

?Qysh kur unë votova në përputhje me ndërgjegjen time njerëzore e politike për heqjen e një imuniteti erdhi rradhazi edhe përjashtimi im nga fushata e Tiranës, përjashtimi nga struktura parlamentare, me urdhër personal të kryetarit të grupit?, - shkruan Doda.

Në sytë e Dodës tashmë në PD mbretëron klientelizimi, ndërsa humbja e zgjedhjeve sipas saj nuk u analizua kurrë. ?Ndryshoni qasje ose do rithemelojmë të djathtën që e dërrmuat JU?, - thotë Doda.

Tashmë Doda deklaron largimin nga PD. Ndërsa mësohet se do të jetë pjesë e PDIU, force politike me te cilen kohet e fundit eshte bashkuar ne disa nisma, sic eshte edhe hartimi i draftit te perbashket me Shpetim Idrizin per hapjen e dosjeve. Por edhe ne Kuvend, Doda nuk ka ngurruar te shfaqe hapur "simpatine" per PDIU-ne teksa ne disa seanca eshte pare te ulet krah Idrizit. Nese do te bashkohet me PDIU-ne, Doda do te ishte nje vote me shume ne Kuvend per mazhorancen.

Deputetja ?rebele? e së djathtës thotë se në 2 vitet e fundit ka thënë të vërteta të hidhura të papranueshme për shumëkënddhe siguron se do te vazhdoje te percoje zerin e qytetareve ne Kuvend.

?E gjetur në këtë udhëkryq ku mungon çdo lloj komunikimi e bashkëpunimi reciprok, e përjashtuar de facto nga veprimtaria politike e deputetit, më duhet të lajmëroj veprimet e mia më të fundit të shkëputjes së marrëdhënieve formale me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pas këtij komunikimi aspak të lehtë për mua, më duhet të siguroj të gjithë votuesit se çdo propozim që PD do sjellë në Kuvend e që do jetë në funksion të reformave dhe shtetit ligjor, në përkrahje të shtresave në nevojë dhe shtresave tradicionale të djathta, do përkrahet e votohet pa asnjë mëdyshje nga unë. Votimi im, ashtu si deri më sot do vazhdojë të jetë vetëm në përputhje me ndërgjegjen time qytetare, politike e njerëzore dhe nuk do ndikohet në asnjë rast nga vendime partiake, arbitrare a të ndikuara nga interesa. Pozicioni im do vazhdojë të jetë në zhvillimin e rritjen e së djathtës moderne, monopolin e së cilës nuk e ka kush dhe të mundësojë krijimin e një politik...

Category

📺
TV

Recommended