Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Klauzola që amniston dhe kufizon hetimet për CEZ është një praktikë normale në marrëveshje të këtij lloji. Ministri i Financave, Shkelqim Cani nënvizoi se kjo çështje gjithsesi nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e ministrisë së tij. Si një nga firmëtarët e saj, kreu i financave thotë se kjo garanci penale ndaj çekëve është e justifikuar.

?Kjo e CEZ-it tani po jua them kështu kur të blini ju një biznes, biznesin tim mendoni që nuk duhet të vini një klauzolë që për të gjitha detyrimet nuk mund të marrësh përsipër çfarë do që zbulohet më pas ti dalësh për zot ti. Është një çik e vështir që të blesh një gjë e cila mund të të lej litarin në gropën e hapur që përjetësisht ti të zhytesh brenda, kshu që përgjithësisht kur ka shitje të këtyre karaktereve masive përgjithësisht janë klauzola që e nxjerrin palën nga gjithë vargu i gjërave që mund të zbulohet por kjo nuk do të thotë që nuk hapen çështje të veçanta", tha Cani.

Bizneset do t?i paguajnë shoqërisë ?Rapiscan? tarifën prej 22 eurosh pavarësisht nëse skanojnë apo jo mallrat e tyre. Në një takim me gazetarët, Ministri i Financave sqaroi termat e kontratës së re me këtë shoqëri, duke theksuar se kjo e fundit madje do të përfitojë edhe pagesa nga buxheti i shtetit.

"Buxheti do japë para në pjesën e vet dhe në varësi nga përjashtimet, se po bëjmë përjashtime .Bizneset do pagujanë për çdo deklaratë doganore, dhe jo vetëm për mjetet që skanohen?. Do të përfitojnë një kuotë nga buxheti i shtetit për dy-tre vitet e para.Nuk është absurde"?.ka pohuar ai gjatë konferencës së sotme me gazetarët.

Category

📺
TV

Recommended