TIRANE ? Ish-ministri i Arsimit të qeverisë së djathtë, Myqerem Tafaj, aktualisht deputet i PD do të përballet me Gjykatën për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet ndaj Tafajt dhe i ka dërguar dosjen Gjykatës. Ish-ministri Tafaj akuzohet se ka akredituar shkollën e lartë universitare ?Vitrina? ndërsa që Këshillit i Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit ka qenë kundër dhe e ka refuzuar kërkesën.
Kallëzimi u bë muaj më parë nga sekretari i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Plarent Ndreca, ku evidentohej se Tafaj ka përdorur autoritetin e tij si ministër për t?i dhënë akreditimin një shkolle që nuk plotësonte kushtet bazë.
Universiteti ?Vitrina? u mbyll në aksionin e gjerë që qeveria mori vjet për të mbyllur shkollat që nuk plotësonin kriteret ligjore.
Në raportin e MAS kur u vendos për tu mbyllur ?Vitrina?, thuhej se ?një student mund të regjistrohej për të vazhduar studimet edhe nëse dorëzonte një makinë me domate?.
Gjithashtu ish-Ministri Tafaj akuzohet se i ka dhënë një godinë në pronësi të MAS, një subjekti privat dhe nuk ka respektuar ligjin për dhënin e godinave publike.
Vetë ish-ministri Tafaj, tashmë deputet nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe tha se është një sulm i pastër politik për baltosjen e tij.