ELBASAN - Spitali psikiatrik në Elbasan vuan nga mungesa e vendeve. Shqetësimi ngrihet nga psikologja e këtij institucioni, pikërisht në ditën e shëndetit mendor. Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 340 pacientë
...
Në ditën botërore të shëndetit mendor, psikologja e spitalit psikiatrik jep alarmin për mungesën e kapaciteteve. Adela Lamçja thotë se aktualisht kjo qendër ka mbi kapacitet mbi 30 pacientë. Sipas saj shkak i mbingarkesës është paraqitja nga policia e personave të dehur, të droguar e të braktisur të cilët nuk i përkasin kësaj strukture shëndetësore.
Sipas psikologes Lamçja, një nga shkaqet e kësaj gjendje është kriza ekonomike. Ndërkohë nuk përjashtohen edhe mosha shumë të reja,të cilët pësojnë goditje të rënda mendore.
?Ka pacientë që bëhen mirë por fatkeqësisht nuk ka kush t?i presë ose kanë kushte shumë të vështira sociale për tu kthyer ne komunitet dhe qëndrojnë këtu për një kohë të gjatë?, thotë ajo.
Në këtë qendër të shëndetit mendor, janë gjithsej 340 pacientë.