Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në pritjen e rezervuar për kombëtaren në kryeministri u shpreh se, me arritjen e tyre lojtarët e kombëtares i kanë dhënë shembullin frymëzues Shqipërisë se ky vend mund të bëhet. Rama premtoi ndërtimin e një stadiumi të ri në Tiranë që siç tha ai do të jetë shtëpia e kuqezinjve.
Rama shprehu një mirënjohje të thellë për trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, pa të cilin skuadra nuk do ishte ndër 14 skuadrat e kualifikuara për në Francë 2016. Rama tha se fjalët e tij janë të varfra përpara madhështisë së veprës së De Biazit.
?Ashtu sikundër besoj që dhe vetë De Biazi e di, që pa Shqipërinë nuk do e kishte bërë xheloz gjithë Italinë, me talentin dhe lidershipin e spikatur si timonier i skuadrës. Xhani o xhan, fjalët nuk mund ta shprehin dot mirënjohjen ndaj teje. Në lojë jo gjithmonë ndodh që rezultatet t?u jenë mirënjohës njerëzve që ia përkushtojnë atij të gjitha. Kjo herë ishte me ty, hera e shkëlqyer dhe ti meritove të gjithën. Kështu ti do më falësh nëse varfëria e fjalëve të mia është më e dukshme përballë madhështisë së veprës tënde. Të falënderoj Xhani o xhan. Që i dhe këtij kombi kaq kënaqësi. Të falënderoj edhe personalisht që më dhe një shembull kaq të çmuar me këmbënguljen tënde për të kapur ëndrrën edhe kur të gjithë ishin gati për t?u dorëzuar. Nderime ty dhe familjes e çila pranoi që të emigroje në Shqipëri dhe të mbështeti deri në fund?, u shpreh Rama.
Përveç mirënjohjes dhe falenderimeve, Rama ?kërcënoi? trajnerin e kombëtares shqiptare se do t?i sekuestrojë pasaportën italiane, nëse ai do të lërë Shqipërinë.
?Në Itali e di mirë që tani do jenë shumë ata që do të të duan për vete. Njërës me më shumë para dhe skuadra më të vlerësuara se skuadra jonë. Por ne s?të lëshojmë, e kemi mësuar nga ti dhe do bëjmë gjithçka, edhe nëse do jetë nevoja që të ta sekuestrojmë pasaportën italiane dhe të lëmë vetëm atë shqiptare,? tha Rama teksa i dorëzoi De Biazit, ?Medaljen e Nderit? të kryeministrit.