TIRANË - Mbi 20 mijë persona kanë dalë në sheshin ?Nënë Tereza? në Tiranë për të pritur lojtarët e kombëtares që kthehen triumfues nga Armenia. Suksesi i kombëtares, të cilët kanë siguruar për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar është festuar me atmosferë elektrizuese dhe përfalëkëse. Lojtarët e kombëtares mbërritën në shesh pas pritjeve që i rezervuan kryeministri dhe presidenti i vendit.
Ora 17:35 Lojtarët e kombëtares ?mbyllin? festën
Lojtarët e kombëtares janë larguar nga festa rreth orës 17:35 minuta. Kjo për shkak se ata nuk pushojnë që prej 24 orëve nga nisja e ndeshjes ndaj Armenisë, të cilin e fituan me rezultatin 3-0. Kuqezinjtë kanë hyrë mes për mes turmës në momentin e përshkimit të rrugës për tek autobusi, duke u përshëndetur me sportdashësit e pranishëm.
Ora 17:20 Cana nuk harron lojtarët e dëmtuar
Gjatë festimit të lojtarëve të kombëtares në skenën e vendosur në sheshin ?Nënë Tereza?, nuk ka munguar as trajneri Xhani De Biazi i cili u është bashkuar lojtarëve gjatë festës. De Biazi nuk ka hezituar as të kërcejë dhe valle shqiptare.
Ndërsa, kapiteni Lorik Cana nuk ka harruar të përshëndesë dhe lojtarët e kombëtares që aktualisht nuk janë të brumbulluar në ekip për shkak të dëmtimeve, por që kanë dhënë kontribut gjatë fazës eliminatore të ?Euro 2016?. ?Të mos i harrojmë disa që kanë qenë me në që prej fillimit, si Mërgim Mavraj, Valdet Rama dhe lojtarë të tjerë që kemi pasur gjatë rrugës sonë?, tha Cana.
Ora 16:32 Nishani: Kombëtarja përfaqëson karakterin e kombit shqiptar
Trajneri, Xhani De Biazi, kapiteni i kombëtares Lorik Cana dhe lojtarët e kombëtares janë pritur në presidencë nga Bujar Nishani. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën ?Nderi i Kombit? me këtë motivacion: ?Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ?Francë 2016?, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë?.
Nishani gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni u shpreh se, ndihej shumë i emocionuar dhe tepër krenar për arritjen e kombëtares kuqezi. Presidenti nënvizoi se kombëtarja i ka bërë shqiptarët më të bashkuar si komb. ?Ndihemi më të bashkuar... këtë nuk e them dhe nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e Presidenti të Republikës, por është shprehje e mbarë kombit shqiptar?, tha presidenti.
Nishani më tej e cilësoi kombëtaren treguese të karakterit të kombit dhe fytyrëës së tij. ?Kombëtarja e futbollit sot përfaqëson fytyrën dhe karakterin e kombit shqiptar, atë evropian që me merita të plota do të na përfaqësojnë për herë të parë edhe me dinjitet në një kampion t evropian?, u shpreh Nishani gjatë fjalës së tij në presidencë.