• 11 years ago
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka në një intervistë për ReportTV duke folur për rinovimin e kontratës me trajnerin, Xhani De Biazi nuke përjashtoi mundësin që ?shifrat? të prishin marrëdhëniet.

Duka gjatë festës së organizuar për kombëtaren në hotel ?Tirana International? tha se nga ana e FSHF-së ekziston vullneti për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në qershor.

?De Biazi kuptohet që jo vetëm pas suksesit, por ai do të vazhdoj të jetë trajner. Është me kontratë deri në qershor dhe më tej është vullneti dhe dëshira jona që të vazhdojë. Mbetet për t?u përcaktua vetëm numri që do të vendoset mbi letër, që nuk është një faktor i vogël, që mund të na cenojë ndoshta edhe marrëdhënien?, deklaroi Duka.

Më tej, presidenti i FSHF-së u shpreh i befasuar nga pritja që njerëzit i rezervuan kombëtares pas kthimit nga Armenia. Ndërsa për objektivin në ?Francë 2016?, ai nuk e fshehur ambicien edhe për të kaluar grupin.

?Jemi befasuar nga entuziazmi i njerëzve dhe nga pritja e institucioneve. I falënderoj të gjithë për pritjen miqësore dhe mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares. Ky është një sukses historik. Çunat duhet të shijojnë dhe ta luajnë lojën. Kam besim se i kemi vlera për të shpalosur në Francë dhe për të pas pretendime. Për të pas pikë apo kualifikimin nga grupi?, u shpreh Duka.

Category

📺
TV

Recommended