Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debate dhe akuza të drejtpërdrejta në drejtim të mënyrës sesi po zhvillohen mbledhjet e analizës paszgjedhore të 21 qershorit në Partinë Socialiste të Shkodrës, ka lëshuar ish-kreu i Komunës Berdicë, Besnik Xhemali. Ndërkohë koordinatori për Shkodrën, Ditmir Bushati, akuzave iu përgjigj me fjalët se diversiteti i mendimeve është aset i paçmueshëm dhe vlerësohet në PS.
Mbledhjet e PS në Shkodër për analizën paszgjedhore dhe përgatitjen për betejën e 2017-s vijojnë të shoqërohen me debate.
Ish-kreu i Komunës Berdicë, Besnik Xhemali, lëshoi akuza të drejtpërdrejta për mënyrën se si po zhvillohen mbledhjet e analizës paszgjedhore të 21 qershorit.
Një ndër zërat më kritik në mbledhjen e drejtuar nga koordinatori, Ditmir Bushati, braktisi sallën 10 minuta pas nisjes.
Për mediat Xhemali u shpreh se Drejtorët socialistë nuk punuan për këtë parti dhe për kandidaten Bazhdari në 21 qershor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/xhemali-humbja-nga-drejtoret-bushati-diversiteti-aset-i-pacmueshem/