Mazhoranca propozon qe disa kode qe kërkojnë shumice te cilësuar votash te klasifikohen si ligje te thjeshta, duke u amenduar vetëm nga shumicat parlamentare. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi u shpreh se ndryshimet ne teknologji dhe realitet, duhen shoqëruar me ndryshime te shpeshta ligjore. Por ky propozim kaloi ne heshtje nga opozita. Qeveria ka amenduar Kodin Rrugor duke katërfishuar gjobat aktuale. Sipas ministrit Olldashi, kjo nuk prek shtresat e varfra. Diskutimi i draftit do te vazhdoje edhe ne një seance tjetër ne komision. Qe nga 1 janari i këtij viti kane humbur jetën nga aksidentet 269 persona, kryesisht për shkak te alkoolit, shpejtësisë dhe drejtimit te mjetit pa patente. Policia ka vendosur rreth 480 mije gjoba dhe ka arkëtuar me shume se 380 milion leke prej tyre.