Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Hyrja ne muajin dhjetor shënoi fillimin zyrtar te dimrit. I ftohti tipik i kësaj stine, ka përfshire te gjithë territorin e vendit. Ne zonat zona malore ne veri e juglindje temperaturat kane zbritur nen zero grade ku prania e reshjeve te dëborës ka krijuar probleme ne qarkullim. Drejtoritë rajonale nuk kane kryer tenderët e mirëmbajtjes se rrugëve duke i lëne akset nacionale nen pushtetin e dimrit. Ne qarkun e Korçes, reshjet e dëborës dhe shtresat e akullit kane bllokuar fshatin e Dardhës dhe komunën Lekas. Ndërsa aksi nacional Korçe- Leskovik, është i mbuluar nga akulli duke përbëre rrezik për lëvizjen e udhëtareve. Pika me problematike është Qafa e Qarrit qe lidh Korçën me qytetin e Ersekës. Trashësia e akullit ne këtë zone, mungesa e skorieve dhe punonjësve te mirëmbajtjes, ka krijuar probleme ne qarkullim.
Te gjitha mjetet qe udhëtojnë drejt juglindjes dhe veçanërisht ne aksin Korçe -- Leskovik kane vene ne përdorim zinxhirët. E njëjta situate është edhe ne veri te vendit. Rrugët e qarkut te Dibrës janë mbuluar nga ngricat. Mosndërhyrja e drejtorisë se rrugëve me skorie apo borëpastruese, rrezikon qarkullimin e njerëzve. Ne segmentet me akull te zonës se Dibres, dhjetëra makina kane rrëshqitur por për fat te mire pa pasoja te renda. Segmentet me problematike ne ketë zona janë Qafa e Buallit- KLos, segmenti ne hyrje te Peshkopisë dhe rruga Fushe-Bulqize- Shupenze. Probleme ka edhe ne komunat Lure, Kala e Dodes, Ostren dhe Martanesh, aty ku dëbora ka arritur ne 35 centimetër. Ndërsa ne qarkun e Kukesit, mijëra banore te Hasit, Krumes dhe komunave përreth janë pa energji elektrike për shkak te dëmtimit te rrjetit nga moti i keq. Mëngjesin e se martës rruga e Kombit, është bere e lëvizshme pa ndihmën e zinxhirëve. Probleme ne qarkullim për shkak te ngricave, janë krijuar edhe ne Qafe- Kerrabe, Qafe -Thane dhe ne Qafen e Llogorasë. Policia rekomandon përdorimin e zinxhirëve ne zonat ku ka dëbore dhe shtresa akulli. Ndërsa ne qarkun e Lezhës, situata mbetet problematike edhe pse reshjet kane pushuar. Qindra hektarë toke dhe dhjetëra banesa ne fshatin Barbulloj, Zejmen, Zadrime dhe fushën e Torovices janë te përmbytura. Hidrovoret nuk janë ne pune te vazhdueshme për shkak te ndërprerjeve te energjisë elektrike.

Moving in December marked the official beginning of winter. Typical cold this season, including the entire territory of the country. In mountainous areas in the north and southeast temperatures below zero degrees where the presence of snow precipitation has created problems in circulation. Regional directorates have not done that road maintenance tenders leaving national axes under the power of winter. We Korca district, snowfall and ice sheets have blocked Dardha village and municipality Lekas. While national axis Korçe-Leskovik is covered by ice constituted a danger to the movement of passengers. Problematic point is Neck Qarrit connecting Korca Erseka city. The thickness of the ice in this area, lack of skorieve and maintenance worker...

Category

📺
TV

Recommended