• 11 years ago
Ne 31 korrik Kolegji shqyrton çështjen e fundit, problematiken e qarkut Lezhë; duke përmbyllur kështu fazën ankimore për zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Pas kësaj pritet vetëm ndarja e mandateve dhe rezultati përfundimtar i procesit, faze e cila rikthen debatin për certifikimin e zgjedhjeve ne kushtet kur KQZ me 4 anëtarë nuk mund ta realizoje këtë. Edhe pse partitë e kane bere te qarte se rezultati përfundimtar ne një interpretim te sforcuar te ligjit mund te behet nga Kolegji Zgjedhor, juristet gjykojnë se KQZ është i vetmi institucion qe sipas kodit zgjedhor ka tagrin për te bere ndarjen e mandateve. Me nje llogari te thjeshte te afateve te parashikuara ne Kodin zgjedhor rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do te shpallet ne 10 ditët e para te gushtit, duke paralajmëruar zhvillime interesante ne skenën politike edhe pse ky muaj është periudhe pushimesh. Por përveç zhvillimeve ne KQZ dhe Kolegj lajmet me interesante priten nga kampi i majte, i cili fitoi ne 23 qershor 83 deputete. Duke iu referuar Kushtetutës, parlamenti i ri do te mblidhet midis datës 7 dhe 17 shtator, moment ky kur aleanca per Shqipërinë europiane duhet te ketë përmbyllur kabinetin, por edhe programin qeverisës për te marre votëbesimin e Kuvendit. Edhe pse e majta ka me shume se dy muaj kohe ne dispozicion per t'u bere gati per te marre pushtetin, kryeministri i ardhshëm duhet te përballet me disa sfida; se pari te përmbylle marrëveshjen per bashkëqeverisje me aleatin e tij kryesor Ilir Meten, si dhe te administroje pretendimet dhe pakenaqesite e aleateve tradicionale si Milo e Gjinushi, pasi Rama ka bere publike strukturën e qeverise por jo emrat e ministrave. Sfida tjetër ka te beje me programin qeverises me mbajtjen e premtimeve, por edhe me menaxhimin e situatës financiare, e cila ne rastin me te mire nuk është pozitive. Ndërsa fituesit e zgjedhjeve po përgatiten per marrjen e pushtetit, PD është përqendruar tek mbrojtja e punonjësve te administratës, te cilet mund te shkarkohen me pretekstin e ristrukturimit te ministrive pasi ligji i ri qe i mbron nga shkarkimet abuzive hyn ne fuqi vetëm ne datën 15 tetor.

Category

📺
TV

Recommended