• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.facebook.com/vizionplustvpage

Qindra persona në kryeqytetin meksikan, Meksiko Siti, ishin protagonistë në përgatitjen e sanduiçit më të madh në Amerikën Latinë. Sanduiçi, i njohur me emrin "Torta", ishte 58 metra i gjatë dhe për gatimin e tij, u angazhuan më shumë se 80 biznese lokale. Mijëra pjesë buke, proshute, sallate jeshile, qepe dhe domateje, u përzien me përbërës të tjerë, përfshirë qindra litra majonezë, mustardë dhe salca pikante. Secila pjesë e sanduiçit gjigant, kishte shije të ndryshme, sipas mënyrës së gatimit nga kuzhinierët. Një turmë e madhe njerëzish, priste me ankth për të provuar pjesë të sanduiçit. E gjitha u organizua nga qeverisja lokale e kryeqytetit të Meksikës. Zyrtarët shpresojnë se ky eveniment do t'i japë një hov shitjeve të këtij gatimi tradicional. Sipas Librit të Rekordeve "Gines", sanduiçi më i madh në botë është gatuar në SHBA, në vitin 2005. Ai peshonte mbi dy mijë e 467 kilogramë.

Hundreds of people in the Mexican capital, Mexico City, were protagonists in the preparation of the greatest sandwich in Latin America. Sandwich, known as "cake" was 58 feet tall and his cooking was committed more than 80 local businesses. Thousands piece of bread, ham, green salad, onion and tomato, mixed with other ingredients, including hundreds of liters of mayonnaise, mustard and spicy sauces. Each part of the sandwich giant, had different taste, the manner of chefs cooking. A large crowd, waiting anxiously for the test piece sandwich. All was organized by the local government of the capital of Mexico. Officials hope that this event will give a boost to the sales of traditional cooking. According to the Guinness Book of Records "Guinness", the biggest sandwich in the world is cooked in the USA, in 2005. He weighed over two thousand 467 kilograms.

Category

📺
TV

Recommended