Nëse keni ndërmend te këmbeni paratë ne euro ose anasjelltas, informacioni për kursin ditor te këmbimit valutor, nuk mjafton. Ne disa pika "Exchange" ne Tirane, qytetaret paguajnë edhe pagese komisioni, qe arrin ne 8 per qind, ndërsa te tjera e kane zero atë. Shume klientë thonë se pagesa e komisionit, është e pandershme, pasi nuk njoftohet me pare. Por ka edhe pika te tjera te këmbimit valutor, qe nuk mbajnë fare komision për shërbimin qe kryejnë. Ndonëse zyrat e këmbimit valutor e kane te ligjshme mbajtjen e komisionit, ato nuk respektojnë një tjetër ligj: atë te mbrojtjes se konsumatorit. Ne nenin 9 pika 3 te këtij ligji, thuhet se çdo shërbim duhet ta ketë te afishuar qarte çmimin, ne një vend te dukshëm e lehtësisht te lexueshëm. Një nen ky qe e bën punën jo thjesht te ligjshme, por edhe te ndershme.
If you plan to switch money in euros or vice versa, information on daily exchange rate, not enough. At some point "Exchange" in Tirana, citizens pay the commission fee, which amounts to 8 per cent, while others have zero it. Many clients say that the payment of commission is unfair, because not previously notified. But there are other points exchange, you do not keep performing service commission. Although exchange bureaus have legitimate maintaining committee, they do not respect another law: that of consumer protection. In Article 9, paragraph 3 of this law states that every service should have the price clearly displayed, in an easily visible place to read. An article that makes this work not only lawful, but also honest.