http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sulmuesi kamerunas Samuel Eto, është drejt rikthimit të dashuritë e tij të vjetra. Dhe në këtë pikë, për të ka dy mundësi: T'i bashkohet skuadrës së tij të fundit, Interit, ose ish-trajnerit Zhoze Murinjo në Londër, në ekipin e Çelsit. Një gjë është e sigurt, Eto nuk dëshiron të qëndrojë më në Rusi, te skuadra e Anzhit. Duke parë dëshirën e lojtarit por edhe problemet me bilancin, ky ekip pritet të bëjë një hap pas, për të shpëtuar edhe nga paga marramendëse e kamerunasit, plot 20 milionë Euro në sezon. Në rast të kalimit të Etosë tek Interi, ose te londinezët e Çelsit, do të duhet të pranojë një reduktim të ndjeshëm të pagës. Veç presionit të tifozëve për ndonjë blerje të rëndësishme, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani, skuadra e Milanit, duhet të përballet edhe me një tjetër sfidë, atë të mbajtjes së mbrojtësit të ri të krahut, Matia de Shilio. Për talentin 20-vjeçar janë shtuar ndjeshëm zërat ditët e fundit, për një kalim të mundshëm te Reali i Karlo Ançelotit. Për këtë, madrilenët do të ishin të gatshëm të derdhnin në arkat e Milanit plot 20 milionë Euro. Mos shitja e Boateng dhe Robinjos dhe një dështim i mundshëm në kalimin e turit të play off-it në Champions League, do të bënte që ekipi milanez ta vlerësonte seriozisht një ofertë të tillë nga Spanja. Megjithatë, sipas analistëve në Itali, kjo do të ishte një katastrofë për kuqezinjtë, pasi do të tronditej edhe filozofia e tyre e re, për ndërtimin e një skuadre kampione, me të rinjtë. Nga ana tjetër, drejtuesit e Milanit po provojnë këto ditë një tjetër ofensivë në merkato, për sigurimin e shërbimeve të japonezit Honda dhe serbit të Fiorentinës, Ljajiç. Mediat italiane e cilësojnë 70 për qind të përfunduar me sukses, operacionin e Galianit për Hondën, ndërsa për sulmuesin Ljajiç, vendimi për kalimin ose jo, është çështje orësh.
Cameroon striker Samuel Eto'o, is to return to his old loves. And at this point, there are two possibilities: To join his latest team, Inter Milan or former coach Jose Mourinho in London's Chelsea team. One thing is certain, not Eto'o wants to stay in Russia, the team Anzhi. Given the desire of the player but also problems with balance, this team is expected to make a step to save the enormous salary of Cameroon, a full 20 million euros per season. In case of transfer of ethos to Inter or Chelsea Londoners will have to accept a significant reduction in salary. In addition to pressure fans for any significant purchase, which has not happened so far, the Milan team must also face another challenge, that of keeping the new wing defenders, Matthias de Shilio. For 20-year-old talent are significantly increased speculation in recent days, for a possible transfer to Real Carlo Ancelotti. For this, MADRILENA would be willing to pour into the coffers of Milan full 20 million. Boateng and not selling Robinjos and a possible failure in the tour over play-offs in the Champions League,...